E Diel, 1 Nëntor 2026

E qëlloi shokun me armë pse i hëngri tortën

Një amerikan u zemërua aq shumë që shoku i tij ia hëngri tortën, sa që e qëlloi me armë. Burri nga Philadelphia po vozitej me mikun e tij nëpër qytet dhe pësoi thyerje nervore kur pa sesi shoku i tij po ia hante ëmbëlsirën e preferuar.

Ndaloi makinën, të dy dolën jashtë dhe filluan të grindeshin. Në një moment burri nxori pistoletën dhe e qëlloi shokun e tij drejt e në gjoks.

“Nuk ishin marrë vesh sesi ta ndanin tortën. Njëri filloi të hajë edhe pjesën e tjetrit dhe u bë rrëmujë. Pastaj ndodhën të shtënat”, i tha një zyrtar i policisë gazetës “Daily News”. Nuk dihet për gjendjen shëndetësore të djaloshit 31-vjeçar, i cili i plagosur u shtrua në spital nga plagët e marra me armë zjarri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›