E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njejesimi i diplomave ja rregullat

MASH kujton aplikantet se duhet te bejne kujdes me dokumentet e aplikimit


Dosjet e kandidateve shqyrtohen brenda tre muajve. Pagesa per njohjen e diplomes eshte 2500 leke


Vetem gjate vitit te kaluar MASH ka cuar numrin e njohjeve te diplomave perafersisht nje mije. Nje numer ky qe nuk eshte i madh ne krahasim me numrin e studenteve qe kane kryer studimet ne universitete te huaja dhe qe kane vendosur te kthehen ne Shqiperi. Ka vetem nje vit qe MASH njejeson ne menyre masive diplomat e huaja pasi me pare per shkaqe burokratike numri i diplomave te ekuivalentuara nuk ishte me i madh se dhjete ne nje vit.


Edhe koha e shqyrtimit te aplikimeve tashme eshte me e shkurter. Dosjet shqyrtohen dhe selektohen ne nje interval kohor prej tre muajsh. Por cilat jane dokumentet qe duhet te dorezojne dhe rregullat qe aplikantet duhet te kene parasysh ne menyre qe mos tu digjet kerkesa per njohje diplome.


Aplikimi


Dosja individuale e cdo aplikoni duhet te permbaje nje dokument identiteti i cili mund te jete certifikate me foto per shtetasit shqiptare dhe fotokopje e noterizuar e dokumentit te identitetit per te huajt. Ne dosje duhet te jete edhe mandat-pagesa prej 2500 lekesh per njohje diplome.


Shuma duhet te depozitohet prane nje banke per llogari te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Ne faqen elektronike zyrtare MASH ka publikuar nje formular aplikimi nje kopje te plotesuar qe duhet ta kete dosja e cdo aplikanti.


Po keshtu nder dokumentet qe duhet te permbaje dosja eshte edhe nje fotokopje te panoterizuar e diplomes dhe e pasaportes nje zarf mbi te cilin te jete shkruar adresa e zyres qe konfirmon diplomen ne institucionin ku kandidati eshte diplomuar si dhe dy fotografi.


Dokumentet e mesiperme duhet te jene te perkthyera ne shqip ndersa per dokumentet ne gjuhen angleze italiane dhe frenge MASH njofton se nuk eshte i nevojshem perkthimi. MASH ben te ditur se fotokopjet pranohen vetem te noterizuara pra te behet njejesimi me origjinalin dhe se mungesa e nje prej dokumenteve te mesiperme shkakton mosshqyrtimin e kerkeses.


Vec ketyre dokumenteve aplikanti duhet te depozitoje edhe disa dokumente te tjera te nevojshem si programin zyrtar te detajuar te studimeve suplementin e diplomes prova nga faqja elektronike e Universitetit ose nga nje faqe elektronike zyrtare ku konfirmohet diplomimi i aplikantit provimin e shtetit teza on-line etj. Per ata aplikante te cilet per motive te ndryshme kane ndryshuar emrin ne dosje duhet te kete edhe nje dokument qe provon se emri i aplikantit eshte i ndryshem nga emri ne diplomen e kualifikimit p.sh. certifikate martese.


Njohja dhe mohimi i aplikimit


Sektori i Njohjes ne MASH kryen procedura per njohje diplomash dhe certifikatash te huaja vetem per diploma te arsimit te larte.


ka perfshin diplomat e ciklit te pare te ciklit te dyte diplomave Master i nivelit te dyte si dhe certifikatave te specializimit. Ndersa sa i takon diplomave te Doktoratures ato aktualisht nuk jane objekt i ketij sektori.


Por cilat jane rastet e aplikimeve qe MASH nuk merr persiper te njohe

Te gjithe ata aplikante qe disponojne nje diplome ose certifikate te leshuar nga institucione te arsimit te larte te akredituara ne Republiken e Shqiperise nuk merren ne shqyrtim. Po te njejtin fat do te kene edhe ato aplikime qe permbajne kurse studimi te paplotesuara ose kurse qe nuk perputhen me kornizat e pranuara europiane dhe kombetare.


MASH gjithashtu nuk pranon aplikante te cilet kane kryer kurse qe kane zgjatur me pak se nje semester dhe certifikata per kurse te vetme si gjuhe e huaj kompjuter etj. Ne shqyrtimi nuk do te merren as diplomat certifikatat e leshuara nga institucione te huaja te cilat nuk kane legjitimitetin e duhur dokumentet qe nuk jane origjinale apo te njevleftshme me to diploma certifikata te leshuara nga shkolla te larta ushtarake perjashtuar ato diploma per specialitete civile si dhe diploma dhe certifikata te leshuara nga shkolla te larta fetare perjashtuar diplomat per specialitete civile.


Programet qe nuk njihen nga MASH


Kerkesa per njohjen e nje diplome te huaj do te bjere poshte ne ato raste kur kursi i studimit te kryer eshte i ndryshem nga formatet e zakonshme qe jane aplikuar deri tani ne Shqiperi si kurset Master qe jane nje varietet kompleks ne disa shtete ashtu edhe diplomat e nje niveli te ulet - associated degree. Aplikanti ne kete rast duhet te paraqese dokumente zyrtare qe mund te jete nga faqja elektronike e Universitetit ose nje burim tjeter zyrtar lidhur me statusin e diplomes dhe te drejtat profesionale qe rrjedhin nga ky kurs studimi apo kualifikim.


Politika qe ndjek MASH merr ne konsiderate ate status dhe ato te drejta akademike te drejten per te filluar Master apo profesionale ne nivelin Bachelor apo Master te cilat njihen ne vendin ku eshte leshuar diploma apo certifikata te drejta te cilat nuk duhet te jene me shume se ato te drejta qe nenkuptohen ne kuadrin tone kombetar.


Procedura e njohjes


Ministria e Arsimit dhe Shkences kryen vetem proceduren e njohjes se diplomes qe perfshin konfirmimin e autenticitetit dhe leshon vetem nje rekomandim per menyren dhe nivelin e njohjes. Ministria e Arsimit i percjell dosjen fakultetit perkates dhe kjo procedure njohjeje perfundohet me proceduren qe kryen fakulteti perkates qe mbulon
kursin e studimit dhe ne perfundim leshon certifikaten e njohjes.


Certifikata e njohjes e leshuar nga fakulteti gjithmone bazohet ne certifikaten e leshuar nga Ministria per keto raste.


Per rastet e njohjes qe i percillen fakultetit perkates i cili mund te kryeje njohje te drejtperdrejte ose mbledh Komision te posacem me pedagoge te lendeve. Komisioni i Fakultetit ka te drejte te kerkoje prej aplikantit dokumente shtese. Si komisioni i Njohjes ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences edhe Komisioni i Fakultetit mund te kerkoje interviste me aplikantin.


Ne rastet kur ka diferenca mes programit te kryer jashte shtetit dhe formatit qe aplikohet ne Republiken e Shqiperise kryhet njohje e pjesshme. Procedura e njohjes e kryer vetem nga MASH ose nisur nga MASH dhe perfunduar me pas ne fakultetin perkates realizon njohjen e programit te kryer dhe diplomes apo certifikates se marre ne Republiken e Shqiperise.


Kjo njohje nenkupton ato te drejta akademike per vazhdimin e studimeve dhe profesionale per ushtrimin e profesionit per ate titull diplome dhe ate nivel ne Shqiperi. Ne rastet kur per te njejtat diploma shqiptare kerkohet licencimi nga autoriteti perkates diplomat e huaja njohur ne Republiken e Shqiperise i nenshtrohen te njejtes procedure.


Vula Apostille


Listes se gjate te aplikimeve per njejesimin e diplomave te shtetasve shqiptare qe kane studiuar ne universitete te huaja u shtohen edhe aplikimet e shtetasve te huaj qe deshirojne te punojne ne Shqiperi. Dokumentet per shtetasit e huaj duhet te jene me perkthim te vertetuar. Te pakten nje nga dokumentet baze qe konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshem te kursit te studimit qe do te njihet duhet te jete i legalizuar me Vulen Apostille ose nga ambasada shqiptare ose Ministria Shqiptare e Puneve te Jashtme.


Ata aplikante qe nuk kane marre vulen Apostille apo legalizimin nga ambasada shqiptare mund te provojne te kontaktojne dhe te procedojne me poste. Ne shumicen e shteteve legalizimi kryhet me vulen Apostille. Ne disa vende merret ne ministrine e Jashtme diku tjeter ne ministrine e Arsimit dhe ne mjaft vende ne Prefekture. Ne 5 shtete - Gjermani Itali Greqi Belgjike dhe Spanje per shtetasit shqiptare nuk aplikohet vula Apostille.


Ne keto 5 shtete legalizimi kryhet ne ambasaden shqiptare. Ne Itali ambasada shqiptare e legalizon pasi eshte kryer legalizimi ne Prefekturen italiane. Ne Greqi ambasada Shqiptare legalizon pasi eshte kryer legalizimi ne ministrine e Jashtme te Greqise. Per ambasadat e tjera aplikantet mund te marrin informacione ne Drejtorine Konsullore te Ministrise se Jashtme ose ne ambasadat tona perkatese.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›