E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Muzika ime e shqetëson nënën”

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 08:32

Nëna e James Blunt shqetësohet shumë për muzikën e djalit të saj.

Krijuesi i hitit “Stay the Night”, i cili ka edhe një këngë për Kosovën, të cilën e kishte kompozuar gjatë kohës së shërbimit ushtarak në Kosovë në vitin 1999, ka thënë se ajo është e shqetësuar për këngët e tij emocionale.

“Nëna ime shqetësohet për muzikën time. Ajo thotë, ‘James, pse je kaq i mërzitur në këngë? Çfarë kam bërë unë gabim’?”- ka thënë ai. “I them se i kompozoj këngët për gjërat e këqija që mund të na ndodhin gjatë jetës, jo për gjërat e mira. Megjithatë, ajo insiston të bëjë këngë më të hareshme”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›