E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i bastis 6 kompani për tenderë

Nga Nexhmije Ahmeti më 18 janar 2011 në ora 13:20

Policia e EULEX-it ka bastisur sot, gjashtë kompani, në Prishtinë, Pejë e Prizren e Gjilan, në lidhje me tenderë të dyshimtë.

Siç njofton EULEX-i nëpërmjet një komunikate për media, katër kompani kanë lidhje me një hetim për një tender të dyshimtë, në të cilin është përfshirë Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit (MTPT).

“Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Po ashtu sipas kësaj komunikate në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Policia e EULEX-it ka bastisur edhe dy kompani në Gjilan.

Dy hetimet e lartcekura për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK). Nuk jepen emrat e kompanive.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›