E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erinela fle me Davide

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 14:31

Hyrja e shqiptares Erinela Bitri në spektaklin “Grande Fratello 11”, versioni italian i “Big Brother”, ka sjellë një pështjellim të madh brenda shtëpisë më të famshme në Itali.

Praktikisht, thuajse të gjithë banorët ekzistues që prej emisionit të parë të këtij edicioni janë hedhur në sulm kundër beratases që jeton prej 20 vjetësh në Bolonja. Shkaku?

Marrëdhënia e ngushtë që po përjeton me Davide Baroncinin, një nga personazhet kryesorë të spektaklit, për faktin se pas lidhjes 2-mujore që pati me konkurrenten tjetër Roja Baiano, shkoi në shtrat me austriaken Olivia, teksa tashmë synon të fitojë edhe Erinelën.

Gjithçka për momentin është ende në trajtën e miqësisë, të paktën këtë ka lënë të kuptohet konkurrentja me origjinë shqiptare, megjithëse duket se Baroncini, i cili para hyrjes së saj tentoi të riafrohej me Rozën (ajo ndjen ende kundrejt Davides), kërkon diçka më shumë.

Faktikisht, nga njëra anë të dy janë të kujdesshëm për të mos kapërcyer cakun fizik të raportit të tyre, në mënyrë që të tjerëve të vazhdojnë t’u thonë se nuk janë më shumë se miq, ndërsa nga ana tjetër miqësia e tyre luhet ekskluzivisht mbi “gjuetinë” reciproke.

E gjithë kjo ka sjellë një izolim të tyre nga pjesa tjetër e banorëve, aq sa pas një prej diskutimeve të ndezura me to, kanë vendosur të ngushëllojnë njëri-tjetrin, duke kaluar edhe natën bashkë. Siç mud të vërehet edhe nga videot e publikuara në faqen zyrtare të spektaklit, të dy kanë synuar të mbajnë fytyrat dhe shikimet sa më afër njëri-tjetrit...

Edhe pas kësaj kanë dashur të qeshin e bëjnë shaka sërish, e pastaj papritmas ka rënë heshtja, që i ka lënë vendin një shikimi intensiv dhe më tej Erinela, e cila tund kokën në shenjë mohimi...

Në këtë mënyrë duket qartë se mbajtja e distancave fizike midis të dyve (për respekt të Rozës) po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Sesi do të shkojë mbetet të priten vetëm ditët në vazhdim. (indeksonline)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›