Radi ndryshon stilin
Nga Express më 17 janar 2011 në ora 19:37
Rozana Radi duket se ka menduar të rikthehet në publik me imazh totalisht të ndryshuar, aq sa gati nuk njihet më.
Mesa duket e ka lodhur zhurma mediatike pas sherrit me këngëtaren Rezarta Shkurta, ndaj ka vendosur të sfidojë imazhin e krijuar pas asaj që ndodhi, një incident, që mbase askush s’do kishte dashur t’i ndodhte.
Rozana Radi u bë objekt i shkrimeve të njëpasnjëshme në faqet e shtypit rozë për javë të tëra, direkt pas suksesit që pati me këngën “Valsi i tradhtisë” në duetin me Ramadan Krasniqin.