“Nacional”: Serbia për shkak të Kosovës po humb përkrahjen e Evropës

Zagreb, 18 gusht – Javorja kroate “Nacional” shkruan se Serbia po humb përkrahjen e vendeve evropiane për shkak të politikës së vet ndaj Kosovës, sidomos pas shpalljes së Mendimit të GJND-së.
Sipas kësaj javoreje, deri para të gjithë politikanët europerëndimorë, në kontest të Ballkanit rregullisht e kanë përmendur Beogradin, të cilin tani kanë filluar ta anashkalojnë. “Nacional” përmend fjalët e diplomatit amerikan Richard Holbrooke, i cili para tre vjetësh ka thënë se nëse Serbia nuk e ndryshon politikën ndaj Kosovës, jo vetëm se do të humb një pjesë të vendit, por edhe perspektivën evropiane. Tre vjet më pas, deklarata e tij gjithnjë e më shpesh po citohet në kontekst të ngjarjeve të fundit.
“Serbia nuk ka fituar kurrfarë pikësh për shkak të Kosovës te vendet e BE-së vitet e fundit. Vetëm se ka humbur përkrahjen për shqyrtimin e afrimit të saj në BE. Po humbet durimi dhe mirëkuptimi për politikën serbe ndaj Kosovës”, ka thënë një prej diplomatëve nga Kontakt grupi për WAZ.EUobserver. .
Javorja kroate përkujton se në kontekst të Ballkanit shumica e politikanëve europerëndimorë rregullisht e theksonin Beogradin, por tani në takime me zyrtarë të Serbisë vijnë rrallë edhe atë vetëm në kuadër të turneve nëpër Ballkan. Ndryshime të ngjashme të qëndrimit ndaj Serbisë mund të shihen edhe te vendet, të cilat tradicionalisht kanë qenë në përkrahje të Beogradit, shkruan Nacional, dhe si shembull sjell Britaninë e Madhe, e cila me vite është angazhuar për atë që Serbia dhe Kroacia të futen në BE në të njëjtën kohë, por tanimë ka ndryshuar qëndrimin dhe duke potencuar se përparimi i Serbisë ekskluzivisht varet nga qëndrimi ndaj Kosovës. As në Gjermani nuk e kanë lëshuar rastin që politikën ndaj Kosovës ta përmendin edhe një si kusht pse zgjerimi i BE-së duhet të ngadalësohet pas futjes së Kroacisë.
Gjermania, sipas javore kroate, më nuk është e disponuar që të bëjë lëshime ndaj Serbisë, në mënyrë që ajo të anëtarësohet në BE.
“Nacional” përmend se Serbisë nga disa burime dhe në disa raste ju ka tërhequr vërejtja se duhet të ndryshojë marrëdhëniet dhe qëndrimin ndaj Kosovës, veçmas pas shpalljes së Mendimit të GJND-së.
“Megjithatë, shihet se Serbia edhe më tutje nuk heq dorë nga qëllimet që Kosovën ta kthejë në përbërje të saj. Problemi qëndron në faktin se gjithnjë e më shumë vende me ndikim, sikur SHBA dhe Franca, nuk do ta lejojnë këtë”, përfundon “Nacional”.