E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ngjyrat e Meksikës” në Tiranë

Piktorja meksikane, Fany Mares, vjen në Tiranë me një ekspozitë personale. Titullohet “Ngjyrat e Meksikës” dhe është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo është seria e fundit e pikturave që artistja ka krijuar dhe vjen në Tiranë pas një përvoje në galeri të ndryshme në Meksikë dhe SHBA. Pikturat e saj kanë ngjyra të forta, duke sjellë kështu tipiken e vendit nga vjen.

"Qëllimi i punëve të mia është që të vë në pah thelbin e gjërave, atë që ne nuk shohim, por që ndonjëherë perceptojmë, të gënjeshtërtën që qëndron pas”, thotë ajo. Fany Mares ka lindur në Mexico City. Në një moshë të re, ajo zbuloi se arti ishte pasioni i saj. Ajo ka studiuar art dhe dizajn në Amerikë. Që nga viti 1994, Fany Mares ka punuar në Meksikë. Në serinë e saj më të fundit, "Ngjyrat e Meksikës", ajo përfaqëson kulturën meksikane me tema joshëse dhe ngjyra intensive të sjella nga bukuria e vendit të saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›