E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi po vente një DVD para aksidentit

Disa nga fëmijët e mbijetuar në aksidentin e autobusit në Zvicër kanë thënë se shoferi ishte duke u përpjekur që të fuste një DVD vetëm pak momente para se të përplasej autobusi për muret e tunelit.

Mediat zvicerane ndërkaq kanë shkruar sot se familjeve të viktimave do t’i dhurohen nga 220 mijë euro. Njëzet e tetë persona, duke përfshirë edhe njëzet e dy fëmijëve që ndjekin shkollën në Belgjikë, vdiqën të martën në mbrëmje në një aksident në Sierre, në jug të Zvicrës.

Autobusi me 52 pasagjerë në bord i cili po udhëtonte në drejtim të Sionit, ka devijuar nga rruga dhe është ndeshur me rrethojën në një tunel.

Fëmijët e moshës dymbëdhjetë vjeç nga dy shkolla në Flanders gjendshin në autobus, pas një udhëtimi në një qendër skijimi në Anniviers, në kantonin Valais. Ata ishin duke u kthyer në Belgjikë pas pushimeve të dimrit.

“Shoferi i autobusit, ku udhëtonin 52 persona, të cilët ktheheshin në Belgjikë pas një turi dimëror dhe i cili u përplas me hyrjen e një tuneli në Zvicër, ndoshta ka pasur sulm në zemër”, shkruante sot e përditshmja britanike “Daily telegraf”, përderisa autoritetet zvicerane, kanë përjashtuar mundësin e tejkalimit të shpejtësisë, si shkas të kësaj tragjedie, në të cilën humbë jetë 22 fëmijë.

Megjithatë autoritet po hetojnë rreth shkaqeve të cilat quan deri te aksidenti, dhe sipas përgjegjësve është ende herët të jepet çfarëdo konstatimi lidhur me shkaqet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›