E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rambot” në aksion për kapjen e detyruesve tatimorë

Athinë, 13 gusht - Grupe speciale të të ashtuquajturve "rambo" në Greqi do të kërkojnë dhe arrestojnë detyruesit tatimorë, pasi Ministria e Financave kërkon grumbullimin e 26.4 miliardë dollarëve nga grekët, të cilët kanë deklaruar të ardhura të pakta dhe prona për të mos paguar tatimet, njoftoi sot gazeta greke ''To Vima''.
Qeveria greke ka urdhëruar që të merren masa kundër detyruesve, ndërkohë që për këtë çështje insistojnë edhe Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja, që kryejnë inspektime për reformat për zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe borxhit shtetëror të Greqisë.
''Në sitë do të kalojnë pronarët e pronave të ishujve dhe më së tepërmi të Mikonos dhe Santorinit. Autoritetet kanë për qëllim të inkasojnë tatime edhe nga pronarët e dyqaneve në qendër të Athinës'', shkruan e përditshmja greke.
Të dhënat nga verifikimet e deritanishme tregojnë se 3 800 qytetarë grekë kanë prona të mëdha të patundshme. Janë regjistruar edhe 3 800 pronarë të tjerë jahtesh super të shtrenjta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›