E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti i Prishtinës jepet me koncesion për 20-vite

Kompani që ka marrë “timonin” e këtij aeroporti është ajo turko-franceze “Limak-Lyon”.

Ky konsorcium deri në vitin 2012 do të bëjë investime mbi 100 milionë euro. Kontrata e parë e koncesionimit në Republikën e Kosovë përfshin zgjerim dhe operim për 20 vjet të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se kjo është hera e parë që autoritetet kosovare nënshkruajnë një kontratë të tillë.“Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë ANP-në duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e terminalit të ri me gjerësi 25 mijë e 31 metër katrorë, kullën kontrolluese, ndërtesat e ndërlidhura, platformën e re, si dhe investime tjera”, tha Limaj.

Pas nënshkrimit të kontratës, konsorciumi “Limak-Lion” dhe Qeveria e Kosovës do të kenë edhe 180 ditë tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për përmbushjen e kësaj kontrate.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›