Faktohen abuzimet, gjoba tregtarëve të miellit
13/08/2010 Tatimet fillojnë aksionin. Brenda një nate 3,5 milionë lekë gjoba për 20 subjekte tregtuese
Pas alarmit për rritjen abuzive të çmimit të bukës si rezultat i rritjes së çmimit të miellit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 subjekte të Tiranës dhe Durrësit evidentoi 20 subjekte që kishin rritur në mënyrë fiktive çmimin e bukës dhe në 27 subjekte u vendosën gjoba me vlerë 3,5 milionë lekë, si dhe u sekuestruan 10 tonë miell të pashoqëruar me faturë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarrë një verifikim të hollësishëm në terren në subjektet e tregtimit me shumicë të miellit dhe furrave prodhuese të bukës. Sipas DPT-së, qëllimi i këtyre kontrolleve në rang kombëtar bëhet për verifikimin e çmimit të blerjes dhe shitjes së produkteve, pasi, megjithëse çmimet e importit të grurit nuk kanë ndryshuar, ditët e fundit është vënë re një rritje e çmimit të bukës në mënyrë abuzive. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim për të ulur evazionin fiskal dhe moslejimin e rritjes në mënyrë abuzive të çmimit të bukës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve garanton se do të marrë të gjitha masat administrative për ndëshkimin dhe parandalimin e këtij fenomeni. Madje, DPT-ja u kujton konsumatorëve edhe numrin e vënë në dispozicion të tyre për çdo ankesë të vërejtur, që është 0800 14 14, në të cilin të interesuarit mund të telefonojnë falas për të denoncuar rastet abuzive të ngritjes së çmimit të bukës. Rritja e çmimit të bukës është bërë publik në disa medie edhe përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Rënia me gati 20 për qind e prodhimit të grurit në Rusi për shkak të të nxehtit dhe thatësirës së madhe duket se i ka dhënë sinjalet e saj të para edhe në Shqipëri. Kështu, të gjithë thuajse e kanë vënë re ndërsa kanë shkuar të blejnë bukën e përditshme në dyqane se çmimi i bukës ka ndryshuar me 10 lekë në shumë pika të shitjes së saj. Një fakt të tillë drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Bukës e justifikojnë me rritjen e çmimit të miellit, i cili përbën lëndën e parë për prodhimin e bukës, produktit jetësor kryesor të shportës së ushqimeve. Sipas tyre, nëse 1 kuintal miell deri dje blihej me 4200 lekë, sot blihet me 5200 lekë, çka tregon se është bërë një rritje prej 1 mijë lekë, gjë që pritet të kompensohet pikërisht me shtimin e çmimit të shitjes në çdo produkt buke. Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 2000 prodhues të bukës, të cilët herë pas here kanë bërë luhatje të çmimit të këtij produkti, favorizuar nga kushte të ndryshme. E këtë herë zjarret e Rusisë duket se kanë qenë shkaku kryesor i nisjes së një procesi të tillë. Kjo pasi nga ky vend, i cili është edhe eksportuesi më i madh i drithërave në botë, 20 për qind e prodhimit total të tyre rezulton i dëmtuar nga të nxehtët, por edhe zjarret që ranë së fundi atje.
Prodhuesit: Çmimi pasojë e bursës
Prodhuesit e miellit hedhin poshtë akuzat për spekulim me çmimet. Ata thonë se, nëse do të kishin ndjekur ecurinë e bursës dhe kursin e këmbimit të dollarit me lekun, çmimi i miellit në tregun e brendshëm do të ishte shumë më i lartë. “Në një muaj çmimi në bursë është rritur me 75 për qind. Në tregun e brendshëm është rritur me vetëm 20 për qind, për shkak se ne po përdorim rezervat për të amortizuar rritjen”, - thotë prodhuesi i miellit Dimitrios Thomoglou. Sipas prodhuesve, kjo është një situatë e pazakontë, pasi për herë të parë çmimet po rriten me ritme të larta në mes të sezonit të korrjeve, një situatë e paprovuar më parë. “Ka dalë nga tregu furnizuesi kryesor i grurit me çmime të lira, që është Rusia. Në gjithë botën prodhimi është ulur me 10 për qind, që është shumë”, - theksoi Thomoglou. Në fund prodhuesit paralajmërojnë se çmimi i miellit në vend do të rritet sërish, kur pritet të vijnë ngarkesat e reja, që janë blerë me çmime të rritura.