E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rocky”, filmi më i mirë sportiv

Është roli me të cilin aktori Sylvester Stallone është shndërruar në një prej personazheve më të famshëm të Hollywood-it.

Filmi “Rocky” ka mposhtur konkurrencën e filmave “Cool Runnings” dhe “Million Dollar Baby” dhe ka triumfuar në garën për shpalljen e filmit më të mirë sportiv.

Produksion i vitit 1976 me protagonist Sylvester Stallone, filmi bën fjalë për boksierin jofavorit Rocky Balboa, i cili në fakt triumfon.

Ai ka tejkaluar kështu komedinë “Cool Runnings” por edhe fituesin e çmimit Oscar, “Million Dollar Baby”.

Në këtë klasifikim, i bërë nga një juri profesioniste, lista e 5 filmave më të mirë sportiv mbyllet nga “Raging Bull” dhe “The Wrestler” ndërsa në dhjetëshen e filmave më të mirë sportiv gjenden edhe “The Blind Side” e “The Fighter”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›