E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Seria Kosovare"në Washington

Përshkrimi i ndjenjave të qenies njerëzore në kohë lufte, dhe jo përshkrimi i vetë luftës, është rregulli sipas të cilit është "ndërtuar" ekspozita me titull "Kosovo Series", e autores serbe të lindur në Kosovë.

Pikturat e ekspozuara në galerinë Washington Studio School, në kryeqytetin amerikan, janë bërë nga piktorja nga Beogradi, Milena Spasic, dhe ato do të qëndrojnë të ekspozuara për artdashësit amerikanë deri më 11 shkurt.

Në web-faqen zyrtare të saj, Spasic ka shpjeguar konceptin mbi të cilin janë realizuar pikturat e serisë "Kosovo Series".

"Kur e kam filluar karrierën time si piktore, fillimisht kam qenë e interesuar që të përshkruaja njeriun në një formë jospecifike, me pak referenca për kohën, vendin ose për gjininë. Por, kur lufta shpërtheu në vendlindjen time, në fund të viteve të 90’a, ajo ndryshoi në mënyrë dramatike jetën e familjes sime dhe të miqve të mi.

U bë e vështirë, dhe pothuajse jorelevante, që të vazhdoja me përshkrimin pa referenca të kohës dhe të vendit", nënvizon mes tjerash Spasic, ndonëse pohon se vazhdimisht synonte të gjente një balancë për referencimi për çështje të ndryshme (si: lufta në Ballkan, lufta në Kosovë, të jesh serb në Kosovë, etj).

Ndryshe, ndër pikturat e saj të ekspozuara në Washington janë “The Family” (Familja), “Remnants of Kosovo” (Mbetjet e Kosovës), “Kosovo Field” (Fusha e Kosovës).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›