E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shfaqin ilegalisht

Projekti disavjeçar i online-aktvitistit boshnjak që njihet me open-source identitetin Radost Stroynik, ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar të Republika Srpska’s në premierën private të filmit "In the Land of Blood and Honey”, të regjisores Angelina Jolie.

Shfaqja premierë e filmit do të organizohet më 11 shkurt, në një lokacion të fshehtë në Prijedor, ndërsa, në rast të interesimit të madh, do të organizohen edhe projeksione shtesë ditëve në vazhdim.

Radost Stroynik pranon se filmi është shkarkuar ilegalisht nga interneti, dhe se ky hap u ndërmor në shenj protesta ndaj diktaturës nacionaliste në Republika Srpska, në të cilën individ të caktuar në pushtet sjellin vendime kryenëvete, por në emër të të gjithëve.

"Ky do të jetë një kontribut modest në luftën kundër censurës në rritje në vendin tonë, e në veçanti në Republika Srpska”, thuhet në kumtesë. "Nuk e lejoj askënd që të vendosë në emrin tim se çka është e mirë e çka e keqe, çka është e bukur e çka e shëmtuar, e as çka është normale e çka jonatyrore”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›