“Shtëpia në Ankand” merr tri çmime

Me shfaqjen“Shtëpia në Ankand” Teatri Kombëtar i Kosovës fillimisht është prezantuar në dy festivale dhe nga të dyja është kthyer me çmime. Përndryshe, shfaqja “Shtëpia në Ankand” e autorit Fadil Hysaj është realizuar në fillim të këtij viti.
Gonzalo, një ish zyrtar ndërkombëtar i UNMIK-ut kthehet në Kosovë pas 10 vitesh me mision të ri në kuadër të EULEX-IT. Ai vendoset të banojë në të njëjtën shtëpi si dhjetë vite më herët dhe katin ku do të banojë e shndërron në zyrë pune ku e punëson si sekretare Artën, vajzën e pronarit të shtëpisë sikurse nënën e saj (Haven) dhjetë vite më herët. I zoti i shtëpisë Nderimi, i bindur se duke i ofruar mikpritje Gonzalos bënë gjënë e duhur për çështjen e Kosovës, zbret me familjen e tij të banojë në katin poshtë te babai dhe dy vëllezërit e tij, njeri ish luftëtar i papunë, e tjetri biznesmen i dështuar, i cili për t’i mbuluar borxhet e tij ka hy në një kredi të madhe ne bankë duke e lënë shtëpinë si hipotekë.