E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola refuzoi Milanin

Pep Guardiola ka refuzuar ofertën Milanit, sipas gazetës spanjolle ‘Sport’. Ish-trajneri i Barcelonës në të kaluarën ka refuzuar gjithashtu edhe Chelsean dhe Kombëtaren braziliane.

Gjithsesi presidenti i Rossonerëve, Silvio Berlusconi nuk është dorëzuar dhe nënkryetari Adriano Galliani mund të takojë strategun katalan pas dy javësh në New York për t’i prezantuar projektin dhe për ta bindur të pranojë ofertën.

Me shitjen e një pjese të aksioneve të klubit tek investitorët arabë ose rusë gjithçka do të jetë e mundur. Investimet e reja dhe blerja e kampionëve mund të bindin Guardiolën për tu ulur në bankinën kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›