E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sparkle” në Kinemanë ABC

Filmi “Sparkle" (Shkëlqimi) është filmi i fundit i aktores dhe këngëtares së me famë botërore, e cila vdiq kohë më parë, Whitney Houston. Filmi flet për jetën e tri këngëtareve të një grupi femrash, i cili bëri sensacion në vitin 1960.

Këngëtarja e njohur Sparkle mundohet të depërtojë në botën e show-bizz’it. Mundohet që të fitojë bukën e gojës dhe të dalë nga vështirësitë jetësore në të cilat ndodhet. Në përpjekje e sipër, ajo futet në romancë me menaxherin muzikor Styx…

Filmi i përket zhanrit muzikal/dramë, dhe në të luajnë Whitney Houston, Jordin Sparks, Mike Epps, CeeLo Green, Carmen Ejogo. Regjisor është Salim Akli.

Premiera e filmit jepet të enjten (sot), me fillim nga ora 22:30.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›