E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prejardhja e gjuhëve indo-europiane

Prejardhja indo-europiane e familjeve të gjuhëve paraqet njërën prej çështjeve kryesore të arkeologjisë dhe linguistikës. Një biolog i evolucionit nga Zelanda e Re shfaqet me një hipotezë interesante mbi prejardhjen gjuhëve, përfshirë këtu edhe shqipen.

Këto familje të gjuhëve përfshijnë gjuhën persishte, hinduse, shqipe, greke, armene, si dhe disa gjuhë tjera europiane. Një studim i sapo përfunduar i biologut të evolucionit, Quentin Atkinson, nga Universiteti Auckland, në Zelandën e Re, dhe i botuar në revistën prestigjioze ‘Science’, hedh dritë mbi misterin e origjinës së gjuhëve me prejardhje indo-europiane.

Atkinson, dhe kolegët e tij, shfrytëzuan metoda statistikore për shqyrtimin e fjalëve të 103 gjuhëve me prejardhje indo-europiane, të cilat nuk pësuan ndryshime gjatë kalimit të kohës. Në linguistikë, fjalët që kanë prejardhje të përbashkët nga gjuha amë, dhe të cilat nuk ndryshojnë gjatë kohës, quhen konjate. Këtu përfshihen fjalët si “nënë”, “ madre” (ital.), “madar”( pers.), “mother” (angl.), “mutter” (gjerm.) etj., të cilat prejardhjen e kanë nga fjala indo-europiane për nënën, “mehter”.

Rezultatet e studimit të Atkinson sugjerojnë se origjina e gjuhëve daton rreth 9,000 vite më parë, nga Anatolia, në Turqinë perëndimore.

Kjo hipotezë është në kundërshtim me hipotezën e mëparshme, sipas së cilës, origjina e gjuhëve indo-europiane ndërlidhet me stepat mbi Detin e Zi dhe Detin Kaspik, ku folësit e parë proto-indo-europianë ishin pastoralë, dhe të cilët pastaj u shpërndanë në Europë dhe Azi, diku rreth 4,000 vite më parë.

Veç kësaj, studimi i botuar në muajin nëntor, në revistën ‘Science’, merret edhe me prejardhjen e gjuhës shqipe. Po t’i referohemi të dhënave të fundit, gjuha shqipe duket se ka origjinë nga një popullatë blegtorësh proto-indo-europian që jetonte në Anatoli, dhe e cila gjuhën dhe kulturën e saj e përhapi përgjatë Europës dhe Azisë, dikur rreth 9,000 vite më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›