E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ëndrra e Ngrirë” e Salihut në GAK

Të martën në ambientet e Galerisë së Arteve të Kosovës (GAK) mbahet një konferencë për media, për të prezantuar eksportin e artistit kosovar, Agim Salihu, e cila hapet më 4 prill, në GAK.

Ekspozita e Salihut është emërtuar “Ëndrra e Ngrirë”, dhe për të do të flasin drejtori i GAK, Erzen Shkololli, vetë artisti Salihu dhe kuratori i ekspozitës, Zeni Ballazhi.

Ndryshe, në mbledhjen e këshillit seleksionues të GAK, Salihu doli të jetë njëri prej artistëve të përzgjedhur nga aplikuesit konkurrues, veprat e të cilëve do të prezantohen në GAK brenda kornizës programore të vitit 2012.

Ekspozita “Ëndrra e Ngrirë”, e artistit Agim Salihu, do të qëndrojë e hapur deri më 4 maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›