Zbulimi arkeologjik i shekullit

Një thesar i groposur, pjesë e të cilit janë 293 monedha të argjendta kelte, ditë më parë është zbuluar në Fuellinsdorf, të Kantonit të Baselit, në jugperëndim të Zvicrës. Sipas arkeologëve, bëhet fjalë për “zbulimin arkeologjik të shekullit”.
Drejtori i Zyrës për Kulturë, Urs Wuetrich, mendon se ky është zbulimi më i madh arkeologjik deri më tani në Zvicër.
“Ky është zbulim i shekullit”, deklaroi ai.
Monedhat, të cilat ishin groposur mes viteve 80 apo 870 para Krishtit, janë zbuluar në një hapësirë me sipërfaqe prej 50 metrash katrorë. Ato kanë një diametër prej një centimetri dhe janë të rënd afro dy gramë. Të gjitha monedhat së bashku peshojnë afro 500 gramë.
Në kohën kur ishin në përdorim, zona e sotme e Kantonit të Baselit ishte e populluar nga keltët.
Monedhat përkohësisht janë ekspozuar në Muzeun e qytetit Liestal.