“Kthimi” sërish kthehet me shpërblim
_193381.jpg)
“Kthimi”, i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri. Në European Independent Film Festival, në Paris, regjisorja e filmit u shpall si regjisorja më e mirë e festivalit. Se puna e mirë shpërblehet, më së miri e dëshmon filmi
Në festivalin e pavarur të filmit, European Independent Film Festival 2012 (ECU), që u mbajt në Paris, regjisorja kosovare, Blerta Zeqiri, ka triumfuar në një konkurrencë të fortë, pjesë e së cilës ishin regjisorë të shumtë nga mbi 30 shtete të botës, të cilët u prezantuan me 101 filma.
Zeqiri, e cila ishte prezente në festival, audiencës iu drejtua në frëngjisht, duke u falënderuar për shpërblimin dhe duke vazhduar pastaj të flas për rëndësinë e filmit të saj.