Sulmohet patrulla maqedonase në kufirin me Kosovën
Incidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bellanoc, 1,5 kilometra në afërsi të kufirit me Kosovën. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi për agjencinë INA se persona deri tani të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të patrullës së përzier policore, por pa shkaktuar viktima.
“Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 në afërsi të lokalitetit Bellanoc nga persona të paidentifikuar. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të mjetit transportues”, ka theksuar, zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski.
Sipas tij, ekipe speciale të policisë po kryejnë ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për autorët e këtij sulmi ndaj patrullës policore. /ina/start/