E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 gjimnazistë për Enver Hoxhën

NJË TESTIM NË GJIMNAZ

SHËNIM I REDAKTORIT: Ata janë 18 vjeçarë, thuajse aq sa vitet e tranzicionit shqiptar. Kanë lindur në vitet 1990-1991. Janë nxënës të së njëjtës klasë në një gjimnaz publik, këtu në Tiranë. U bëmë një testim të shkurtër, sa për të krijuar një ide të përafërt se çfarë i thotë emri “Enver Hoxha” një 18 vjeçari të sotëm në kryeqytet. Më poshtë janë përgjigjet e tyre me shkrim, në fletën ku u kishim shkruajtur pyetjen: “Ç’mendoni për Enver Hoxhën?”

1

“Nuk më intereson…”

2

“Diktatori më i egër i Europës…”

3

“Njeri pa lidhje…”

4

“Diktator i pashpirt..”

5

“Shkaktoi viktima nga lufta e klasave, por ato viktima, kam përshtypjen që janë shumë më pak në numër se viktimat e viteve tani që jetojmë, nga vrasjet, vetëvrasjet, emigrimi, droga, padrejtësitë e ndryshme që kemi…”

6

“Një diktator që, si çdo diktator, përdori mjetet që përdorin diktatorët, për të ushtruar pushtetin. Dështoi sepse dështoi në politikat ekonomike…”

7

“Komunist dritëshkurtër…”

8

“Njeriu më i zgjuar i Shqipërisë. Përderisa arriti të mbante aq gjatë pushtetin, do të thotë që ishte i zoti…”

9

“Udhëheqësi më i bukur i të gjitha kohërave. Arriti të vendoste një rregull të pashembullt në Shqipëri. Gabimi i tij ishte se nuk përdori mjetet e duhura për ekonominë..”

10

“Një njeri që gjatë gjithë jetës së tij ka bërë shumë të këqija dhe një të mirë: vendosi rendin në një vend të prirur për anarki…”

11

“Lac.. Gjirokastrit koprac…”

12

“Nuk më intereson...”

13

“Nuk ma ndjen..”

14

“Diktator që diti të vendosë rregull dhe qetësi, por që shkaktoi vuajtje në popull…”

15

“Shtypi atë më kryesoren, lirinë individuale…”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›