1.5 kg marijuane ne autobusin Tirane-Athine ne pranga 27-vjecari
Pas nje kontrolli te bagazheve ne autobusin e linjes Tirane-Athine Policia Kufitare e Kakavijes ka sekuestruar 1.5 kg marijuane dhe si pasoje ka vene ne pranga shtetasin Jorgo Thimio 21 vjec lindur dhe banues ne Labov te Vogel te Gjirokastres. Sipas te dhenave autobusi i cili i perket kompanise Xhoi Travel udhetonte drejt Athines.
Gjithashtu sipas deklaratave te vete shtetasit te arrestuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike mesohet se e kishte siguruar sasine e marijuanes ne Tirane kundrejt nje shume prej 400 eurosh. Ai ishte emigrant dhe banonte ne Krete.
Nderkohe ne Tirane Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Drejtoria e Policise se Qarkut po bashkepunojne per zbulimin dhe kapjen e personit qe i ka shitur lenden narkotike Thimios.