Kapen 1.5 kg marijuane ne autobusin Tirane-Athine
Pas nje kontrolli te bagazheve ne autobusin e linjes Tirane-Athine Policia Kufitare e Kakavijes ka sekuestruar 1.5 kg marijuane dhe si pasoje ka vene ne pranga shtetasin Jorgo Thimio lindur dhe banues ne Labov te Vogel te Gjirokastres. Sipas te dhenave autobusi i cili i perket kompanise Xhoi Travel udhetonte drejt Athines.
Gjithashtu sipas deklaratave te vete shtetasit te arrestuar per trafik nderkombetar te lendeve narkotike mesohet se e kishte siguruar sasine e marijuanes ne Tirane kundrejt nje shume prej 400 eurosh. Ai ishte emigrant dhe banonte ne Krete.
Nderkohe ne Tirane Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Drejtoria e Policise se Qarkut po bashkepunojne per zbulimin dhe kapjen e personit qe i ka shitur lenden narkotike Thimios.