Kasat kompanite e gazit nderpresin shperndarjen
TIRAN- Kompanite importuese te gazit kane nderprere dje furnizimin e shperndaresve ne te gjithe vendin ashtu sic kishin paralajmeruar nje jave me pare. Ne kete menyre importuesit me te medhenj te gazit ne vend kane krijuar nje situate te paprecedente ne treg. Lajmi konfirmohet nga Shoqata e Kompanive te gazit e cila kundershton vendosjen e kasave fiskale ne formen qe iu jane servirur nga shoqerite qe furnizojne tregun me keto pajisje.
Perballe kesaj situate importuesit e gazit kerkonin pajisjen me kasa fiskale te cilat e masin gazin me kilograme dhe jo ne litra sic iu ofrohen pasi kjo gje sipas tyre sjell nje seri problemesh te tjera duke filluar nga blerja e gazit i cili merret me ton deri tek deklarimi tek organet tatimore. Krahas kesaj kundershtimi i importuesve lidhet edhe me cmimin e kasave i cili sipas tyre vertitet ne rreth 50 mije euro.
Kemi vendosur shirita te kuq neper pikat e furnizimit dhe nuk shperndajme me gaz - shprehet nje nder anetaret e shoqates i cili njekohesisht eshte edhe importues gazi.
Debati per kete ceshtje ka me shume se dy jave qe ka filluar ndersa disa dite me pare shoqata kishte kercenuar me nderprerje te furnizimit duke filluar nga dje nese nuk do te gjendej zgjidhje per problemin e ngritur. Nuk shohim kasen task-forca vjen dhe na kerkon te paguajme te pakten paradhenien ndersa nuk na tregojne te pakten cfare formati do te kete kasa.
Nje pike shperndarje nuk ka vetem nje dalje por tre kater apo pese te tilla shumezuar keto me nga 50 mije euro kostoja per ne furnizues shkon shume e larte.
Dje erdhi task-forca dhe na kerkoi te paguanim te pakten paradhenien per kasen rreth 20 mije euro duke na kercenuar me gjoba- vijon ai.
Nga ana tjeter kompanite e kasave fiskale shprehen se problemi nuk qendron tek ana teknike e kasave por tek mosgatishmeria e furnizuesve te gazit per vendosjen e pajisjeve. Ne te gjithe boten gazi shitet me litra dhe jo me kilogram sic behet ketu tek ne.
Edhe ne kete rast mund te behen rregullime duke e konvertuar nga kilograme ne litra- shprehet perfaqesuesi i njeres nder kater kompanive qe furnizojne tregun me kasa fiskale.
Nderprerja e furnizimit me gaz per pikat e pakices eshte ne diten e pare te saj dhe gjate te henes nuk eshte verejtur mungesa e ketij produkti ne treg. Situata rrezikon te perkeqesohet ne ditet nese vazhdohet te mos furnizohet me gaz pasi pikat e pakices mbarojne rezervat. Ne nje situate te tille jane qytetaret ata qe do ta pesojne te paret te cilet ne mos me rritje cmimi do te penalizohen me mungese te ketij produkti ne keto dite te ftohta dimri.