1.5 mln veprime noteriale në një vit, certifikatat online lehtësuan shërbimin

Në konferencën e tretë të Dhomës Kombëtare të Noterëve u evidentua fakti i lehtësimit të shërbimit dhe kjo falë aksesit online që noterët kanë me regjistrat publikë.
Aksesi online i noterëve në regjistrat publikë ka lehtësuar shërbimin për qytetarët. Në konferencën e tretë të Noterëve, kryetarja e Dhomës Kombëtare Mimoza Sadushi referoi të dhënat për vitin që lamë pas ku rritja e këtij shërbimi ka lehtësuar në mënyrë direkte edhe gjykatat.
Ky sistem është funksional për të tretin vit radhazi. Në lehtësimin e shërbimit noterial ka ndikuar edhe marrja online e dokumenteve e sidomos certifikatave.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro tha se përveç rritjes së sigurisë, ky shërbim ka lehtësuar në kohë qytetarët.
Në një vit në Shqipëri u regjistruan afro 1.5 milionë veprime noteriale, nga këto janë 618 mijë akte të lëshuara.
/rtsh/