E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau me thikë 20-vjeçarin në Tiranë, burg për autorin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg A. Hoxha, autor i vrasjes së 20-vjeçarit S.T. në Tiranë. Në seancën ku është njohur me masën e sigurisë ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur duke shtuar se do të flasë në një moment të dytë.

18-vjeçari vrau me thikë të riun pas një sherri për konflikte të dobëta në orët e para të mëngjesit të 18 prillit.

Një ditë më parë u la në burg edhe bashkëpunëtorit i tij E. Maze.

Të rinjtë për motive të dobëta goditën 20-vjeçarin me thikë, plagosja rezultoi fatale për të.

/rtsh.al/  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›