E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të vriste një person në Kuçovë në 2019, ekstradohet nga Gjermani 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku do të vuaj dënimin për vrasjen e mbetur në tentativë.

Emiliano Paja alias Ritvan Pema, nga Berati, u kap në Duesseldorf të Gjermanisë dhe u ekstradua në Tiranë, pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar, pasi në 2019 tentoi të vriste me armë zjarri, Valentin Sulin (Donalt Bami) në Kuçovë.

Në 2019 Gjykata e beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›