15 nëntor, zgjedhje të reja në 5 njësi vendore
Të dielën e 15 nëntorit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë njësi të qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, firmosi dekretin dje dekretin. Procesi zgjedhor në këto njësi do të zhvillohet, pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Procesi i votimit do të zhvillohet në njësinë bashkiake nr. 10 në Tiranë për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj njësie. Gjithashtu, do të zhvillohen zgjedhje për kryetar të Bashkisë së Klosit në rrethin e Matit, për kryetar të Bashkisë së Fushë-Arrësit, për kryetar të Komunës së Fierzës në Pukë, si dhe të Komunës së Otllakut në Berat. Këto zgjedhjet të pjesshme konsiderohen një tekst politik si për opozitën, e cila vijon bojkotin parlamentar njëkohësisht edhe për mazhorancën e re qeverisëse mes Berishës e Metës.