Lidershipi i ri i PD-së, të gjithë në garë
Portën e PD-së e hap me urti çdo demokrat. Në netët e gjata kur ishte në opozitë, shndriste më shumë. Dritat e ndërtesës së PD-së fikeshin shumë vonë. Diku rreth orës 01:00 pas mesnate, atëherë kur linte punën dhe nga selia ikte drejt shtëpisë lideri Berisha. Përreth dhe brenda PD-së ishin të gjithë me shpresën se një ditë do të riktheheshin në pushtet. Lidershipi i PD-së, përveçse në parti, tani ka zyra paralele, ato në ekzekutiv dhe legjislativ. Kurse militantët i gjen në çdo kohë para ndërtesës së partisë. Më të pakët në numër, por krejtësisht të vërtetë edhe tani kur dritat e selisë fiken më shpejt. Sepse ndërtesën trekatëshe e shndrin diçka tjetër. Suksesi i reformave që nisën më 3 korrik të 2005-ës. Por këtë herë është radha e zgjedhjeve brenda llojit, nga të cilat priten plot surpriza. Për lidershipin e ri të PD-së, të gjithë janë në garë...
Pas tik-takut të orës së pushtetit, qëndron një portë... E palakuar. Atë e hap me urti çdo demokrat në momente gëzimi. Është dera e shtëpisë trekatëshe në qendër të Tiranës. Në netët e gjata kur ishte në opozitë, shndriste më shumë. Dritat e ndërtesës së PD-së fikeshin shumë vonë. Diku rreth orës 01:00 pas mesnate, atëherë kur linte punën dhe nga selia ikte drejt shtëpisë lideri Berisha. Përreth dhe brenda saj ishin të gjithë me shpresën se një ditë do të riktheheshin në pushtet. Lidershipi i PD-së, përveçse në parti, ka zyra paralele, ato në ekzekutiv dhe legjislativ. Kurse militantët, ata që e ndoqën nga pas liderin e tyre Sali Berisha, edhe në ditët më të vështira të qëndrimit në opozitë, i gjen në çdo kohë para selisë së PD-së. Tashmë më të pakët në numër, por krejtësisht të vërtetë edhe tani kur dritat e selisë fiken më shpejt. Sepse ndërtesën e restauruar pak javë para zgjedhjeve të qershorit e shndrin diçka tjetër. Suksesi i reformave që nisën më 3 korrik të 2005-ës. Vijimësia e tyre startoi më 28 qershor të këtij viti dhe sipas gjasave, ende s’i dihet ndalesa e fundit. 8 vitet opozitare ndonëse ishin një mot i keq për të gjithë demokratët, ata nuk qëndruan në pritje që ato ditë të iknin. Sepse PD-ja dha shembullin e një opozite që di të kontribuojë në reformat e vendit dhe shqiptarët duhet t’i besonin qeverisjen e re. Kjo e bëri të lehtë zgjedhjen e qytetarëve 4 vjet më parë, më 3 korrik të 2005-ës dhe akoma më të lehtë zgjedhjen e 28 qershorit të 2009-ës. Të liruar nga emocionet, nga triumfalizimi i konfirmimit të fitores, demokratët u zhvendosën sërish drejt pushtetit dhe nisën të zbrazin prapë selinë qendrore. Sepse ndryshe nga këmbët, syri shkon ku dëshiron dhe objekti i demokratëve është zbatimi i projektit ambicioz i këtij mandati të ri 4-vjeçar. Por krahas zbatimit të tyre, PD-ja, që tashmë ka forcuar pozitat e saj në Kuvend për sa u përket numrave, përmes aleancave të reja, ndodhet para zgjedhjeve të brendshme. Ato u ndërprenë për shkak të fushatës elektorale për të vijuar në limitet që lejon statuti i partisë, atë të fillimvitit. Një analizë e hollësishme e votës. Lexim i saktë i saj dhe mbi bazën e tyre dhe zgjedhjet e reja. Kujtesa lëshon pe. Zgjedhjet duket se do të vijnë plot surpriza. Për lidershipin e ri të PD-së, të gjithë janë në garë. Zërat brenda PD-së qartësohen përditë e më shumë me afrimin e punimeve të Kuvendit, të cilit i mungon një datë e saktë. Kriteri kryesor është pikërisht rezultati i 28 qershorit dhe leximi i votës për drejtuesit në 12 qarqet e vendit. Ata që mundën të sigurojnë një rezultat të kënaqshëm në zonat ku i kishte caktuar kryesia e PD-ë, pikërisht ata do të përfshihen në sekretariatin e ri të partisë dhe nivelet e larta drejtuese të saj. Ata që pas një fushate elektorale, e zhvilluar në pikun e verës, u rimblodhën në Tiranë, pas një fitoreje të brishtë në zonat përkatëse, ata janë më të rrezikuarit për të lënë postet partiake. Do të zëvendësohen nga ata që premtojnë imazhin e ri të PD-së dhe pjesa kyçe e saj duket se do të jenë elita e 2005-ës, që përmes dijeve perëndimore ku dhe studiuan dhe punuan, mundën të krijojnë brenda këtyre viteve në PD profile të qarta politikanësh, të cilëve nuk është çudi t’u besohet lidershipi i ri i kësaj partie. Është kjo PD, që përmes punës dhe eksperiencës së suksesshme, ka vendosur të jetojë gjatë në pushtet... Sepse është kjo forcë politike që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që goditi fort krimin dhe korrupsionin, që pritet të bëjë realitet lëvizjen e lirë të shqiptarëve në mbarë botën, dhe më pas t’i bëjë ata anëtarë me të drejta të plota në familjen evropiane. E ku më mirë se në këtë rast do të kishte vend shprehja: Për hir të zotit, mos e ndaloni...
Fitorja e brishtë? Pse jo një analizë
Demokratët synuan një fitore shumë herë më të thellë se ajo e 28 qershorit. Ato ditë të fushatës elektorale, shumëkush në PD përmendte synimin e 76 vendeve në Parlament. U rikonfirmua fitorja edhe pse e brishtë. Por zërat brenda PD-së nuk mohojnë as një lexim të imtësishëm të votës, marrjen e saj në analizë sapo të nisin përgatitjet për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Nuk do hamendje të madhe që aty ku PD-ja humbi më 28 qershor, të rinovojë strukturat e saj. Ashtu si fituesit dhe rezultatet e mira në zona të caktuara do të kenë hapësira të zgjeruara në parti gjatë kohës që do të zhvillohen zgjedhjet e brendshme të partisë në pushtet.
Postet në PD, askush më i sigurt...
Secili nga zyrtarët e lartë të PD-së, tashmë e ka të qartë se këtë herë nuk janë të pazëvendësueshëm. Prurjet e reja të 2005-ës, që rezultuan të suksesshme gjatë këtij mandati që lamë pas, çka u konfirmua edhe në zgjedhjet e 28 qershorit, duket se do të jenë fryma e re e PD-së, pasi ishin ata që e orientuan drejt pushtetit, ndërsa tani e rikonfirmuan sërish. Janë brumi i mirë i partisë në pushtet. Falë tyre edhe një PD solide dhe ambicioze për reforma të tjera të rëndësishme, kundrejt një kundërshtari që partinë e tij e harlisi jashtë institucioneve të shtetit.
Një qeveri e shëndetshme, një lider energjik si Sali Berisha dhe plot dëshirë për të punuar. Një PD, që së shpejti pritet të forcojë edhe më tepër strukturat e saj partiake. Lidershipi i saj nuk ka ndërmend ta braktisë atë siç bëri për 4 vitet e mëparshme, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen e saj tek qeverisja dhe jo tek partia. Ndaj përgjatë këtij mandati, PD-ja pritet të rigjallërojë shtëpinë trekatëshe. Punët në ekzekutiv kanë filluar të vihen në vijë të mbarë dhe fill pas stabilizimit, do të nisin dhe zgjedhjet e reja brenda PD-së. Janë mbyllur zgjedhjet lokale në të gjitha degët, ndërkohë që reformimi do të prekë të gjithë sekretariatin e PD-së, përfshi dy nënkryetarët e partisë, forumet e larta të saj, kryesinë dhe këshillin kombëtar. Nën zë pohohet do të ketë ndryshime të thella, por pa ndonjë surprizë mbetet ajo e zgjedhjes së kryetarit të PD-së, pasi emri i Sali Berishës, mbetet sërish i pakonkurrueshëm në Partinë Demokratike. Ndërsa pjesa tjetër e drejtuesve demokratë ndihet e pasigurt, të qartë se këtë herë nuk janë të pazëvendësueshëm. Prurjet e reja të 2005-ës, që rezultuan të suksesshme gjatë këtij mandati që lamë pas, çka u konfirmua edhe në zgjedhjet e 28 qershorit, duket se do të jenë fryma e re e PD-së, që i dhanë PD-së brumin e mirë të politikës. Falë tyre edhe një PD solide dhe ambicioze për reforma të tjera të rëndësishme, kundrejt një kundërshtari që partinë e tij e harlisi jashtë institucioneve të shtetit. Sepse bindjet nuk edukohen lehtë, njësoj si mendimi i lepurit se çdo gjë është përgatitur kundër tij. Janë të pakënaqurit që kërkojnë në gotë ngushëllimin, qyqarët guximin, të turpshmit vetëbesimin. Njësoj sikur kryetari të kishte marrë me kredi PS-në, ndaj së cilës duhet të paguajë kamatën.... Sepse besimi i tepërt në vetvete shpesh është marrëzi, edhe atëherë kur e ke kuptuar shumë mirë se uthulla nuk mundë të prishë mjaltin. Pa ditur t’i kërkojë zotit zgjuarsinë që të shprehet dhe atë që thotë, të paktën ta bëjë më të besueshme. Dhe ndokush si ai, mbetet i tillë...
LSI në qeveri, a e ndëshkuan demokratët vetveten?
Në PD përherë ka pasur vend për të gjithë. Aq më tepër në qeveri. Bashkëpunimi i ri me Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk u shoqëria me hatërmbetje brenda partisë në pushtet. Madje, bashkëqeverisja me LSI-në e Ilir Metës nga të shumtët u pa si një garanci e fortë për të mbajtur pushtetin mbi themele të sigurta. Problemi qëndron në faktin se a e ndëshkuan vetveten demokratët, duke i besuar pjesën e madhe të tortës së pushtetit pikërisht aleatëve të rinj, LSI-së. Vetë Kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë se më 28 qershor nuk pati të humbur. Dhe aq më pak demokratët, që janë fituesit e zgjedhjeve.