E Diel, 1 Nëntor 2026

15 persona të vdekur nga përmbytjet në jug të vendit

Francë

15 veta janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Jugun e Francës. Ka edhe një numër personash që janë shpallur të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë në malet e Bregut të Kaltër që është edhe zona jugore dhe turistike e Francës. Një numër qytetesh të vogla të zonës janë prekur nga një mot i tillë dhe shumë shtëpi janë përmbytur e rrugët janë shndërruar në lumenj. Në disa zona shiu ka rënë në mënyrë të vazhdueshme pa ndërprerje për 24 orë rresht, duke shkaktuar një përmbytje që i ka kaluar të 30 centimetrat. Nivelet e ujit kanë nisur të bien gjatë orëve të fundit të së mërkurës, por ajo që ka ndodhur tashmë është konsideruar e jashtëzakonshme. “Ne nuk kemi parë diçka të tillë që prej një dhjetëvjeçari”, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Francës. Rreth 1000 persona kanë lënë shtëpitë e tyre, pasi janë ndier të pasigurt dhe kanë shkuar për t’u strehuar në vende të tjera. Rreth 175 mijë shtëpi kanë mbetur pa dritë elektrike. Rrugët janë bërë të pakalueshme dhe shumë makina janë dëmtuar. Kjo situatë ka shkaktuar ndërprerje të funksionimit të transportit rrugor dhe hekurudhor në të gjithë zonën dhe shumë pasagjerë që po udhëtonin ndërkohë e kanë gjetur veten në kurth.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›