Librazhd, mjekët e infermierët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
LIBRAZHD- Rreth 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Librazhdit i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq shqiptar, për të dhuruar vullnetarisht gjak për fëmijët talasemikë. Sipas kryetares së Kryqit të Kuq të kësaj dege, prej katër vitesh nëpërmjet fushatës së dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare në këtë nënprefekturë ka pasur një rritje të numrit të dhuruesve.
“Është viti i katërt që ne bëjmë promocion për dhurimin vullnetar të gjakut dhe kemi gjetur mbështetje tek bashkia, komunat, spitali për t’i dhënë mbështetje fëmijëve talasemikë”, tha ajo.
“Dhurimi i gjakut shpëton jetë njerëzish. Unë i bëj thirrje gjithë popullatës të sensibilizohen dhe të bashkohen me ne për të dhuruar gjak, për të shpëtuar jetë”, u shpreh njëri prej mjekëve.
Dhurim vullnetar të gjakut ka pasur gjatë gjithë këtij viti edhe nga banorët e Bashkisë së Librazhdit, si dhe nga komunat Hodolisht Qendër, Qukës etj, ku banorët gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)