Protestat kunder Uoll Stritit dhe e ardhmja e tyre

Protestat kunder Uoll Stritit te cilat filluan me shume se nje muaj me pare vazhdojne ne te gjithe vendin. Disa aktiviste te perfshire me levizjen Zaptimi i Uoll Stritit kane filluar te shohin drejt se ardhmes. Protestat kane pasur sukses ne ngritjen e shqetesimeve ne nivelin kombetare lidhur me ndikimin e korporatave ne politike dhe ekonomi.
Levizja Zaptimi ka filluar te diskutoje hapat e ardhshem te saj. Protestues te Levizjes Zaptimi u mblodhen ne Uashington DC prane nderteses ku po takohej nje komision i Kongresit qe eshte i ngarkuar me shkurtimin e deficitit federal.
Policia e kapitolit leshoi tre paralajmerime para se te fillonte arrestimin e protestuesve.
Demonstruesit e dine se deri ne cfare pike mund te shkojne pa u arrestuar.
Margaret Flowers eshte pediatre nga qyteti Baltimor ne Merilend.
Nje nga qellimet e ketij veprimi eshte te shkaktohet nje nderprerje ose pengese per te terhequr vemendjen e qytetit. Ne kemi nevoje per njerez te cilet e kuptojne se pse ne kemi dal ne rruge per te protestuar.
Por shume njerez kane filluar te pyesin nese keto protesta e kane arritur qellimin e tyre. Kevin Zeese eshte aktivist dhe avokat nga Merilendi. Ai thote se mesazhi i tyre per ti dhene fund lakmise se korporatave dhe padrejtesise ka gjetur mbeshtetje te publiku.
Debati nuk eshte i njejte si ai qe ishte kur ne filluam. Pra une mendoj se kemi pasur nje ndikim te madh. Pyetja eshte se cilet jane hapat e ardhshem te Levizjes Zaptimi
Zoti Zeese thote se protestuesit ketu ne Freedom Plaza e kane shqyrtuar kete pyetje. Alternativat jane te qendrojme ketu gjate dimrit ose te krijojme nje levizje me te organizuar kombetare.
Margaret Flowers thote se Levizjet Zaptimi ne mbare vendin jane gjithashtu duke komunikuar permes internetit. Ajo deshiron qe te kete nje levizje te organizuar ne nivel kombetar.
Ne jemi duke u perpjekur per te vene me shume udhezime. Dhe me shume nga mjetet qe kemi perdorur per te mesuar perdorimin e metodave te padhunshme per te ndryshuar strukturat e pushtetit.
Bisedat jane ne fazen paraprake dhe ata duan te shfrytezojne kete rritje te protestave per te arritur nje organizim ne shkalle kombetare. Protestuesit thone se perfaqesojne 99 perqind te amerikaneve qe vuajne nga gjendja aktuale e ekonomise nderkohe qe 1 perqind e amerikaneve jetojne ne begati.
Dhenia fund e sundimit te korporatave dhe zhvendosja e pushtetit ne duart e njerezve eshte detyre nderlikuar. Dhe Zaptimi eshte nje taktike qe ka per synim arritjen me afer ketij qellimi dhe ndertimin e nje levizje te pavarur per te cilen ne kemi nevoje per te arritur synimet tona.
Tani per tani protestuesit e Levizjes Zaptimi ne Uashington do te vazhdojne me protestat e tyre te perditshme. Sot ata terhiqen para se policia te beje ndonje arrestim. Ata largohen nga ndertesa dhe vazhdojne te sjellin mesazhin e tyre per ti dhene fund lakmise se korporatave.