Panariti takon Presidentin e Senatit australian

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rritjen e dialogut ndërparlamentar mes të dy vendeve.
Për këtë qëllim ata shtruan nevojën e vendosjes së kontakteve ndërmjet grupeve dhe komisioneve parlamentare. Ministri Panariti u ndal veçanërisht në rolin e diasporës shqiptare në Australi, duke e konsideruar atë si urë lidhëse për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Për sa i përket rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Shqipërisë dhe Australisë, Panariti theksoi interesin e qeverisë shqiptare që biznesi australian të jetë i pranishëm me investime në Shqipëri, si në fushën e bujqësisë, industrisë minerare, energjetike dhe turizëm.
Ministri Panariti vlerësoi se ekzistojnë potenciale të mëdha bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Nga ana e tij, Presidenti i Senatit australian, John Hogg, pasi rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e lartpërmendura, vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë. /Start/
2012-08-23 13:49