15-vjeçarja vdes pas festës, dyshohet se i hodhën ecstasy në pije
Share
Një 15-vjeçare në Liverpul të Anglisë, kishte vendosur që të kalonte një mbrëmje të këndshme të premten, së bashku me miqtë. Rose Farley ka shkuar në një party me ta, ku ka konsumuar disa pije. Por, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ajo është rrëzuar përdhe dhe pas disa orësh ka gjetur vdekjen.
Policia tashmë ka nisur hetimet, duke qenë se miqtë e viktimës thonë se dyshojnë që asaj i kanë hedhur diçka në pije, në lokal. Mendohet që të ketë qenë ecstasy. Pas pijes, miqtë e 15-vjeçares thonë se ajo kishte thënë që pija ishte e mrekullueshme dhe me flluska.






