Kapiten Feti Vogli shpallet “Nderi i qarkut të Tiranës”

Kapitenit Feti Vogli i jepet titulli “Nderi i qarkut të Tiranës”.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të qarkut të Tiranës i cili ka mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të kapiten Voglit.
Kapiten Feti Vogli humbi jetën më 20 shkurt të këtij vitit gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit.
Si pasojë e sulmi mbeti i plagosur edhe nëntetari Aleksandër Peci