Arrestohet Anxhela, kërkohej për vjedhjen e biznesmenit gjerman

Fatjon Hoxha / Foto arkiv
Arrestohet personi i tretë Fatjon Hoxha, i njohur edhe me emrin Anxhela, i vetëquajtur i tillë, për shkak të prirjeve të tij homoseksuale. Dyshohet se është bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë të një biznesmeni gjerman në Tiranë prapa Pallatit të Kulturës, tri ditë më parë. Lajmi u bë i ditur për Shekullin, nga burime të Policisë së kryeqytetit, që thanë se Hoxha, 32 vjeç, u arrestua pasi kap pranë Pallatit të Kulturës, pikërisht në vendin ku edhe kishte ndodhur ngjarja.
Ndërkaq të premten, policia e komisariatit nr.1, ndaloi dhe më pas arrestoi me akuzën e vjedhjes me dhunë në bashkëpunim të një shtetasi gjerman, Marie Kalthin 44 vjeçe, si dhe Ismail Matrakullin 26 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të tre personat sipas policisë ishin identifikuar nga policia si autorë të vjedhjes me dhunë të biznesmenit gjerman Volfgang Kraizer, të cilit i kishin marrë 500 euro dhe një telefon celular IPHONE.
Sipas burimeve të policisë gjermani, kishte denoncuar se e kishin vjedhur me dhunë pranë Pallatit të Kulturës, tre persona. Pas shoqërimit dhe ballafaqimit për njohje, policia ndaloi Kalthin dhe Matrakullin, të cilët gjermani i identifikoi në pamje të parë. Për të njëjtën ngjarje, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi dhe Fatjon Hoxhën e njohur me emrin Anxhela.