15 vjeçari therr me thikë 16 vjeçarin

Në Mitrovicë, dy fëmijë njëri 15 vjeç e tjetri 16 kanë pasur një zënkë mes veti, me ç’rast njëri nga ta ka përdorur edhe armë të ftohtë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari”, njofton Policia e Kosovës.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me urdhër të Prokurorit i dyshuari par intervistimit është liruar me procedurë të rregullt./Indeksonline/