Genc Salihu në AAK?

Këngëtari Genc Salihu duket se i është bashkuar politikës. Ai është parë krah për krah me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndër ta edhe kreun e kësaj partie Ramush Haradinaj, duke bërë homazhe pranë varrit të Mahmut Bakallit.
Në këtë situatë mudn të mendohet se Salihu osei është bashkuar AAK-së, ose ka marrë pjesë në këtë vizitë për shkak të konsideratës për të ndjerin Mahmut Bakallin.
Me një intervistë të datës 25 korrik 2012, botuar në të përditshmen "Koha Ditore", në pyetjen “Cilin politikan të kohës së Jugosllavisë e vlerësoni më së shumti?”, Salihu ishte përgjigjur, “Mahmut Bakallin”./Indeksonline/