11 kompani interes për studimin e terminalit multimodal

Burime zyrtare bënë me dije se Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë mbyllur fazën e parë të pranimit të intersit nga kompanitë ndërkombëtare për të qënë konsulent në studimin e fizibilitetit dhe mbështetjes së procedurave të koncesionit për terminalin multimodal të pasagjerve.
Ndërtimi i terminalit do të bëhet në kuadër të partneritetin publik privat mes Bashkisë së Tiranës e cila do të verë në përdorim një sipërfaqe prej 85 000 m2, BERZH dhe investitor privat.
Deri në fund të muajit Prill, Bashkia e Tiranës dhe BERZH do të zgjidhin kompaninë, e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit. Në fillim të muajit Maj pritet të nisë punën kompania e përzgjedhur dhe afati i përcaktuar për ta përfunduar studimin është 9 muaj. Buxheti i akorduar nga BERZH për realizmin e këtij studimi është 500 mijë euro. Terminali i ri Multimodal do të akomodojë 10 linja autobusësh, mbi 400 mikrobusë, dhe rreth 350 taksi.
Stracioni i trenit do të zhvendoset në terminalin multimodal pasi në një pjesë të trajektoreve së shinave të trenit e cila kalon përmes zonave të banuara dhe ka shkaktuar mjaft viktima do të shtrihet bulevardi i ri i Tiranës. /Start/
2012-03-27 16:53