Vrasja e arkëtares, 10.000 euro shpërblim për informatorin
Tiranë- Policia e kryeqytetit ka vënë në dispozicion shumën prej 10.000 eurove për informatorin e vrasjes së arketares dhe plagosjes së rojes në një banke ditën e djeshme në kryeqytet.
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit duke shtuar se do të ruhet anonimatit: 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018.
Arkëtarja Leonora Kaloçi, 45 vjeç humbi jetën ditën e djeshme kur u qellua nga një person i maskuar, teska roja 53 vjeçari Skënder Elmazi mbeti i plagosur.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje grabitësi nuk kërkoi para por qelloi menjëherë dy herë në drejtim të arketares, nënë e dy fëmijëve. Sipas hetime paraprake dyshohet se ai ka humbur qetësinë duke menduar se arkëtarja po kryente levizje të dyshimta për të lajmëruar policinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në një filial të NBG bank në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. I veshur me bluzë të zezë më vija të kuqe grabitësi me armë në dorë ka qelluar në këmbë dhe bark fillimisht rojen në derën e bankës, pasi 53-vjeçari nuk e la të hynte. Më pas grabitësi është drejtuar në sportel duke terrorizuar të gjithë klientët që ndodheshin në bankë në ato momente. Dyshohet se autori është i komunitetit rom pasi kamera që ndodhet ne tunelin pranë bankës ka arritur të fokusojë fytyren e tij, ai dyshohet të jetë 1.75 cm i gjatë i moshës 25-30 vjeç. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
No related posts.