E Shtunë, 31 Tetor 2026

15-vjetori i krijimit te dioqezes Topi vizite ne Rreshen

Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga anetare te kabinetit zhvilloi dje ne mesdite nje vizite pune ne qytetin e Rreshenit me rastin e 15-vjetorit te krijimit te dioqezes. Presidenti u prit nga kryetari i Bashkise se Rreshenit Ndue Gega keshilltare bashkiake dhe perfaqesues te tjere te pushtetit vendor Ipeshkvi Imzot Kristoforo Palmieri si dhe nga intelektuale e banore te shumte vendas. Vizita zyrtare e Presidentit te Republikes nisi me nje takim ne zyren e Kreut te Bashkise ku u njoh me problemet dhe strategjite e zhvillimit te qytetit per permiresimin ne vazhdimesi te jeteses se qytetareve te Rreshenit per zbatimin e te cilave Kryebashkiaku Gega theksoi se nevojitet nje impenjim sa me efikas ne menyre qe banoret e tij te marrin sherbimet e duhura ne kushte sa me optimale. Me tej Presidenti Topi mori pjese ne koncertin festiv te organizuar ne mjediset e Pallatit te Kultures me rastin e 15-vjetorit te themelimit te Dioqezes se Rreshenit nga misionaret katolike ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore ku ishin te pranishem Kryebashkiaku Ndue Gega Nunci Apostolik ne Shqiperi Imzot Ramiro Moliner Ingles Ipeshkvi Imzot Kristoforo Palmieri Konsulli i Italise ne Shkoder Roberto Andreoti banore dhe artiste te Ansamblit lsquoMirdita etj. Gjate fjales se tij ne kete aktivitet Kreu i Shtetit vleresoi se Rresheni dhe rrethi i Mirdites perbejne nje nga rajonet qe shprehin me se miri ruajtjen e traditave e virtyteve te cmuara shqiptare. Aktiviteti vijoi me ceremonine e dekorimit te tre personaliteteve te rendesishme qe kane dhene kontribut te cmuar per Rreshenin ku Presidenti Topi i dorezoi perkatesisht Imzot Kristoforo Palmierit Urdhrin Nene Tereza me motivacionin Per kontributin e cmuar si misionar i fese katolike ne Dioqezen e Rreshenit e me gjere vecanerisht me ndertimin e nje sere kishave si dhe me ndihmen e dhene njerezve ne nevoje per strehim arsimim dhe jetese Ate Lino Nikolait Urdhrin Nene Tereza me motivacionin Per kontributin e cmuar qe ka dhene si misionar i fese katolike ne perhapjen e vlerave humane te paqes e dashurise njerezore dhe per ndihmen ne ndertimin e nje sere kishave ne Dioqezen e Rreshenit si dhe familjareve te Preng Pjeter Filopatit Pas vdekjes Urdhrin Naim Frasheri i Arte me motivacionin Mesuesit te nderuar qe me perkushtim dhe sakrifice vuri gjithcka ne sherbim te perhapjes dhe zhvillimit te arsimit ne Mirdite e zonat perreth duke e vleresuar ate si nje faktor themelor te vet progresit te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›