E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderkombetaret Qeveria duhet te garantoje transparencen e fondeve

Ambasadoret Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se shume shpejt do te ndryshoje ligji per OJF-te

Qeveria shqiptare zotohet per te hartuar nje ligj te ri per organizatat jofitimprurese ne Shqiperi. Nje tryeze e organizuar me kete qellim me nismen e delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane e ku kane marre pjese ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ai i OSBE-se Eugen Wollfarth si dhe ministri i Financave Ridvan Bode nen drejtimin e Ettore Sequi ka nxjerre ne pah problematikat qe has shoqeria civile ne drejtimin e funksionimit ligjor. Ambasadori i BE-se Ettore Sequi nuk ka munguar te theksoje asistencen e Unionit ne kete drejtim duke permendur edhe shifra konkrete me kete rast te cilat ne vetvete jane nje apel drejtuar qeverise shqiptare. Bashkimi Europian ka investuar 1.2 milione euro per te nxitur shoqerine civile. Shoqeria civile ka nevoje per mbrojtje. Mes qeverise dhe shoqerise civile duhet te kete bashkepunim tha Sequi. Nga ana e vet ministri Bode ka theksuar se ne ligjin ekzistues ka mangesi dhe se ekzekutivi eshte i disponueshem te beje perafrimet e nevojshme. Ne kemi bere nje analize te kuadrit tone ligjor aktual dhe nevojat per perafrimin me direktivat e BE-se ne kuader te perafrimit por shohim se ka boshlleqe dhe diferenca ne procedura dhe standarde. Per kete arsye ne jemi duke punuar mbi ligjin baze te OJF-se i cili nuk duhet konsideruar nje tabu. Ai duhet te permiresohet dhe perafrohet standardeve tha Bode. Po sipas tij OJF-te ne Shqiperi jane te perjashtuara nga taksat e tatimit mbi fitimin dhe sa i takon heqjes se TVSH-se perfitues jane vetem organizatat fetare. Nderkohe dy diplomatet e tjere Arvizu dhe Wollfarth jane perqendruar kryesisht ne ceshtje te transparences me fondet dhe verifikimin e origjines se tyre. Qeveria ka pergjegjesine te mbeshtese OJF-te. Duhet bashkepunim mes qeverise dhe shoqerise civile. Qeveria duhet te garantoje transparencen dhe te jete partnere per reformat ne kuader te transparences tha Arvizu i cili ka nenvizuar ketu nje rol tjeter te shoqerise civile ne procesin ligjvenes. Ndersa Wollfarth qe perfaqeson nje mision qe eshte edhe donator i madh fondesh ka theksuar nevojen e zbardhjes se origjines se parave meqenese kjo percakton edhe funksionimin real te OJF-ve. Fondet per OJF-te te shperndahen ne menyre transparente ndersa duhet te dihen edhe burimet e ketyre fondeve. Shoqerite civile ndihmojne autoritetet lokale per permiresimin e jetes ne komunitet dhe duhet te punojne hap pas hapi per te identifikuar te gjitha problemet u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›