E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretariati i PS-se Rusmali urime dhe batuta per te zgjedhurit

Zgjedhja e kater anetareve socialiste te Komisionit te Ligjeve si pjese e sekretariatit ekzekutiv te Partise Socialiste nuk ka kaluar pa u vene re nga kreu i Komisionit Ilir Rusmali.

Rusmali e konsideroi si nje krenari me shume per komisionit kete fakt. Damian Gjiknuri Fatmir Xhafa Bashkim Fino dhe Armando Subashi jane kater sekretaret e Partise Socialiste anetare te ketij komisioni per te cilet Rusmali nuk kurseu as pergezimet. Do doja te shprehja dhe ne emrin tuaj kenaqesine dhe krenarine tone si komision per zgjedhjet e tyre ne funksionet e larta partiake qe mbajne. Mbani ju lutem te nderuar kolege parasysh faktin se PS ka 9 sekretare 4 prej tyre ndodhen me ne perdite ne mbledhjet e komisionit dhe kjo sigurisht eshte burim i madh kenaqesie. Urime edhe nje here - tha Rusmali. Menjehere erdhi dhe reagimi i Bashkim Finos per kete koment. Rritet pergjegjesia juaj sepse rritet performanca e komisionit dhe natyrisht rritet dhe pergjegjesia juaj. Kujdes ketej e tutje - tha ai. Komisioni kishte ne rend dite miratimin e projektligjit Per ratifikimin e konventes rajonale per rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediteriane te origjines e cila perjashton nga dogana produktet e origjines. Ndersa drafti kaloi me konsensus anetaret e komisionit njeheresh anetare te komisionit te Reformes Zgjedhore Damian Gjiknuri e Viktor Gumi shfrytezuan mbledhjen per te koordinuar edhe veprimtarine e metejshme te komisionit. Mesohet se palet kane rene dakord tu dergojne nje ftese te gjitha partive politike per te degjuar propozimet me shkrim per nderhyrjet ne ligjin elektoral. Komisioni i Reformes pritet te mblidhet javen e ardhshme edhe per shkak se nje pjese e eksperteve ndodhen jashte vendit keto dite. Komisioni i Reformes Zgjedhore dhe grupi per rishikimin e rregullores kane realizuar mbledhjet e tyre te para dhe ekspertet kane nisur punen per kompletimin e ketyre dy reformave te cilat Bashkimi Evropian i kerkon te permbyllura brenda marsit te vitit qe vjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›