Berisha opozites Jo sistemit ekonomik marksist ne Shqiperi vetem tregu i lire

Opozita le ti riktheje dhe anetaret e byrose politike ne keshillin e te urteve le te bejne cte duan por me taksat nuk kane pune
Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave Kryeministri Sali Berisha foli ne teresi per buxhetin e vitit te ardhshem i cili u miratua ne seancen e fundit plenare te Kuvendit te Shqiperise. Ne fjalen e tij kreu i qeverise shprehu keqardhjen per votat kunder qe opozita i dha buxhetit te vitit te ardhshem i cili eshte edhe buxheti me i madh i miratuar ne keto 20 vjet. Gjithashtu ai ka ironizuar edhe me Asamblene e Partise Socialiste per te cilen tha se Rames tashme i ka ngelur per te rikthyer edhe nje here ne PS ish-anetaret e Byrose. Opoziten e falenderoj per diskutimet qe beri per buxhetin por shpreh keqardhjen time te thelle per disa propozime te cilat synonin pikerisht mekanizmin themelor te modelit zevendesimin e mekanizmit te tregut te lire te modelit me modelin marksist dhe sidomos tani qe bene zgjedhjet dhe rikthyen ne prag te dhjetorit te gjithe byrone e re politike ne udheheqjen e PS-se. A mund te me thoni ju a mbeti ndokush nga femijet e bllokut pa hyre ne byro Jo asnje. Por kjo eshte zgjedhje e tyre por me taksat cfare kishin se ne punen e brendshme nuk u perzihet kush. Le ti rikthejne dhe anetaret e byrose politike ne keshillin e te urteve le te bejne cte duan - u shpreh kreu i qeverise. Ndersa theksoi se eshte per te ardhur keq kur degjon propozime nga ana e opozites te cilet kerkojne rritjen e taksave dhe po synojne rikthimin e modelit marksist te ekonomise per te zevendesuar lirine ekonomike qe po lulezon sot ne vendin tone. Ideja e tyre per te zevendesuar taksen e sheshte me taksen progresive eshte ideja e shkaterrimit te mekanizmit te suksesit ekonomik te reformave nje model universalisht i njohur si sukses qe kerkohet te rrenohet me slogane populiste marksiste te luftes kunder te pasurve - vijoi matej Kryeministri Berisha. Sipas tij sistemi fiskal qe eshte po funksionon sot ne vendin tone e ka ngjitur ekonomine e ketij vendi ne catine e botes per sa i perket lirise ekonomike. Sigurisht qe ka te varfer sigurisht qe ka akoma ne mjerim por ftoj opoziten te paraqese propozimet e saj per ti ndihmuar ata dhe jo te paraqese nje mozaik ku nga nje ane kerkon te shnderroje vendin ne republike tregtare nga ana tjeter krahason Fidelin me Uorren Bufet - shtoi kreu i qeverise.
Kryeministri Jemi e vetmja qeveri qe do te vijoje rritjen e rrogave dhe pensioneve
Gjithashtu ai theksoi se nese ne bote qeverite kane marre masa per reduktimin e rrogave dhe pensioneve ne Shqiperi po ndodh krejt e kunderta prandaj edhe gjate vitit te ardhshem do te vijoje rritja e rrogave dhe pensioneve. Shqiptaret degjojne sot se keto jane koherat e uljeve dramatike te rrogave dhe pensioneve uljeve te dhimbshme te pensioneve. Ne votuam ne parlament per rritjen e tyre - tha kreu i qeverise. Sipas tij buxheti i miratuar garanton zbatimin e te gjitha projekteve te Shqiperise dixhitale i cili eshte edhe premtimi me madhor i qeverise ne 100-vjetorin e pavaresise se vendit. Me dixhitalizimin e plote te administrates do te behet e mundur qe cdo qytetar i Republikes se Shqiperise te shohe lsquoonline te gjitha investimet e qeverise si dhe te kontrolloje ne kohe reale se ku shkojne taksat e tyre. Ne do te bejme transparence te plote te cdo qindarke qe shpenzojme. Qytetaret duhet ta dine se ku dhe si shpenzohen taksat e tyre dhe Ministria e Financave po punon per te vendosur kete sistem qe eshte sistemi me transparent per te kontrolluar shpenzimet - tha nder te tjera kreu i ekzekutivit.
Berisha Investimet dhe projektet kombetare ne fokus te buxhetit 2012
Nder te tjera kreu i qeverise ritheksoi edhe njehere se buxheti i vitit te ardhshem do te jete i fokusuar ne investimet ne infrastrukture si dhe ne projektet e medha kombetare sic jane projektet e ullirit arroret dhe te drureve te tjere frutore. Sipas tij gjate vitit te ardhshem do te vazhdojne investimet ne rruge ura kanalizime ujesjelles shkolla spitale. Qeveria e bazon kete buxhet ne performancen e ekonomise shqiptare dhe funksionimin e ketij modeli qe ka garantuar cdo vit rritjen ekonomike nder me te lartat ne Evrope dhe ne bote ne kulmin e krizes - tha me tej Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai tha se rruga e gjate e reformave ka dhene frytet e veta kete e tregojne me se miri rritja e investimeve te huaja ne vendin tone te cilat per kater vjet jane rritur me 316 per qind.
Rama kunderpergjigjet ne Twiter
Tashme kryesocialisti Edi Rama e ka bere te modes qe ti kunderpergjigjet ne Twiter deklaratave te Kryeministrit Berisha. Nderkohe qe Saliu dokerrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tone per uljen e taksave per ata qe kane rroga me te uleta dhe rritjen e taksave per ata qe kane rroga me te larta ja se cfare do te ndryshonte po te pranohej propozimi yne. Shifrat flasin ne kete rast me mire se cdo koment. Shihet qarte qe sot pas refuzimit te propozimit tone kush fiton me pak do te vazhdoje te paguaje me shume dhe kush fiton me shume do te vazhdoje te paguaje me pak. Neser sdo jete me keshtu - shkruan Rama. Ne vijim ai shkruan se do te jete Partia Socialiste ajo qe do te vere ne vend padrejtesite pasi nuk do te kete 10 per qind takse per te gjithe nga pastruesja e infermierja tek ministri e kryeministri.
Sipas Rames do te kete zero takse per ate qe ka page minimale dhe progresivisht me shume deri tek deputetet ministrat e kryeministri.