15 vjetori i masakres se Prekazit Berisha Simbol i luftes per liri
U përkul kryeministri i Shqipërisë para monumentit të Adem Jasharit.
Nderime në 15 vjetorin e masakrës së Prekazit, kur pas luftimeve mes ushtrisë serbe dhe luftëtarëve shqiptarë, u vra ai që u shndërrua në simbolin e luftës për çlirim të Kosovës.
Kryeministri Berisha bëri një krahasim historik.
“Nderim atij që shndërroi Prekazin në Krujën e dytë”
Ndjenja kombëtare, mbetet pasioni i shefit të ekzekutivit.
“Shqipëria festoi 100 vjetorin me dinjitet. Kosova festoi 5 vjetorin e saj në themel të saj qëndron sakrifica e burrit që ra për t’u bërë i pavdekshëm, komandantit dhe heroit kombëtar që pasuroi aq shumë altarin e lirisë së kombit tonë”.
Në ceremoni nuk kanë marrë pjesë anëtarë të familjes Jashari. Në këtë 15-vjetor të vrasjes së heroit Adem Jashari, ata kan qendruar në Prezak. Përfaqësuesi i tyre dhe i Republikës së Kosovës ishte ambasadori Sylejman Selimi.