Bllokohen 10 arme zjarri dhe 108 automjete me xhama te zinj

Dhjetë armë zjarri, një dyzinë me shkopa bejsbolli dhe leva, si edhe 108 automjete me xhama të zinj janë bllokuar gjatë kontrolleve të lëvizshme të 12 grupeve të Renea-s, FNSH-ve dhe Policisë së Tiranës, prej mbrëmjes së të premtes deri të hënën.
Postblloqet e lëvizshme me efektiva të policisë speciale dhe forcave të rendit, u angazhuan në bazë të një plani masash pas situatës së rënduar kriminale që përfshiu kryeqytetin dhe rrethet.
Postblloqet u vendosën në kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, dhe janë komentuar nga qytetarë të shumtë në lidhje me qytetin policor që ngjante Tirana nga kontrollet me punonjës policie të maskuar dhe të armatosur rëndë.
Hedhja në aksion e demostrimeve të tilla policore, erdhi për të sjellë një dorë të forte policore, përkundër betejës së humbur të strukturave të informacionit criminal në lidhje me konfliktet apo lëvizjet e personave të armatosur me rrezikshmëri të lartë.