Prokuroria dorezon kerkesen per ekstradimin e Frrokut dhe Jakut
Prokuroria dorëzon kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut dhe Jak Jakut.
Zyrtarisht ky fakt konfirmohet për “ABC NEËS” nga prokurorit përkatëse, të cilët kanë dorëzuar dosjet pranë Drejtorisë për Marrëdhënie me Jashtë në Prokurorin e Përgjithshme. Kjo zyrë, brenda një afati të shkurtër, theksuan prokurorët, do të përpiloj kërkesën për ekstradimin e Frrokut dhe Jakut. Në kërkesë, do të renditen të gjitha provat e grumbulluara pas ngjarjes, indicjet që rëndojnë pozitën e të dyshuarve si dhe vendimet e Gjykatave të caktimit të masës së sigurisë në mungesë. Me kompletimin e këtyre akteve hetimore, Prokuroria e Përgjithshme brenda javës pritet ta dorëzoj në Ministrin e Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e të dyshuarve që do t’i dërgohet autoriteteve greke në Selanik.
Prokuroria theksoi se dosja ndaj të dyshuarit Arben Frroku, është përpiluar nga prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, i cili po punon për zbardhjen e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Me kërkese te Martinit, bazuar në indicje dhe dyshimet e arsyeshme, togat e zeza i caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë biznesmenit Frroku për akuzën e “vrasjes” së kryekomisarit Lamaj.
Edhe prokurori Arben Nelaj, që po heton të dyshuarin Jak Jaku dhe vëllanë e tij Nduen, ka dorëzuar aktet hetimore të kësaj çështje në Prokurorine e Përgjithshme. Vëllezërit Jaku, po hetohen për akuzat e “armëmbajtjes pa leje” dhe “prodhimit, shitjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Kjo për shkak se gjatë kontrollit të banesës së tyre, policia gjeti dhe sekuestroi disa armë zjarri, fishek dhe lëndë narkotike, e dyshuar për heroinë.
Të dy të dyshuarit Frroku dhe Jaku janë arrestuar me kërkesë të policisë shqiptare në hotelin “Anesis” në Selanik, mëngjesin e hershëm të 25 shkurtit.